Berisha/ Një fjalë për marrëveshjen!

Miq, marrëveshja e djeshme dhe zbatimi i saj  adreson njërën nga çështjet madhore, me të cilën u përballen dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, konkretisht atë të administrimit të votës së hedhur ne kuti.

Dhe kjo shënon një arritje për tu përshëndetur.

Në të vërtet, ajo është larg se qeni reforma elektorale e plotë, por përsëri vlen të përshëndetet.

Kjo sepse me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullsi  të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi abuziv i letër njoftimve, votimet familjare, votimet disa herë.

Marrëveshja është për tu përshëndetur gjithashtu se ajo bëri të dështoje një përpjekje e hapur për ti varur ujkut në qafë mëlçitë e qengjit, dmth për ti besuar administratës militantë socialiste të narkoshtetit administrimin e votës së qytetarëve shqiptar dhe shndërruar opozitën thjesht në një OJF vëzhguese të procesit të administrimit të zgjedhjeve.

E tëra kjo e bazuar në një realitet që nuk ekziston.

Çdo njeri vërtet do preferonte një trup të depolitizuar në administrimin e zgjedhjeve, por në Shqipëri dhe për hir të së vërtetës dhe në shumë e shumë vende të tjera kjo mund të realizohet vetëm duke shpallur të depolitizuar ata të cilët vetëm të tille nuk janë.

Theksoj dhe njëherë se për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, administrimi është  vetëm një shtylle e tij apo vetëm një kapitull neë kodin elektoral.

Kapitujt e tjerë të këtij kodi, shtylla të tjera të procesit elektoral siç janë ndërhyrja e shtetit që ishte masive në dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria, shkeljet flagrante të cituara në raportin e fundit të ODHIR të konventave ndërkombetare si Kartës së Kopenhagenit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut është e detyrueshme të adresohen.

Pikërisht për këto probleme madhore ODHIR në dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet më të shumta dhe ato nuk janë prekur fare. Ndaj në rast se flasim për një reformë elektorale për një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë apo brenda standardeve  ndërkombëtare është e domosdoshme që të adresohen.

Përveç këtyre, në një problem apo kapitull tjetër madhor që nuk është trajtuar fare është çështja e listave të votuesve tmerrësisht të manipuluara katër vitet e fundit. Po ju rikujtoj këtu qindra e mijëra banorë të fshatrave të Tiranes që ishin regjistruar si votues në Bashkinë e Durrësit, etj, etj.

Unë jam në dijeni të manipulimeve antiligjore të procesit katër vitet e fundit me listat. Çështja e listave duhet të marrë zgjidhje të plotë dhe transparente në rast se duam një proces zgjedhor brenda standardeve ndërkombëtare.

Për të gjitha këto, mendoj se marrëveshja e djeshme shënon vetëm një etapë të reformës së plotë elektorale.

Se fundi, më duhet ti them Edvin Ramës, te cilit i ka kallur datën revolucioni, se që të shpëtosh prej tij ke vetëm njeë rruge; prano

1-Vetingun e politikanëve dhe qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë

2-Testin e drogës

Në rast të kundërt urrejtja e popullit jo në Surrel po në majën e Dajtit do të ngjitet!

Populli do merret me ty!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments