Mustafa Nano: Partia Socialiste i vjedh zgjedhjet!

Analisti dhe moderatori, Mustafa Nano, i cili njihet si një kundërshtar sistematik i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht përkrahës i madh i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës posaçërisht, në një intervistë të fundit  është treguar i sinqertë.

Nano ka pranuar se, Partia Socialiste, i vjedh zgjedhjet dhe demonstrimi më i qartë i kësaj është transmetimi i përgjimeve të famshme nga “Bild”. Këtë deklaratë të fortë, Nano, e ka dhënë gjatë një intervistë në studion e lajmeve të televizionit TVT, ku shtoi njëkohësisht theksoi se socialistët kanë përuruar edhe fillimin e epokës së korrupsionit.

Më pas duke dashur që pas këtyre pohimeve të sinqerta të vendosë sa të mundet një shenjë barazimi mes këtyre “veseve: të `Rilindjes` me PD-në në opozitë, Nano ka shtuar  se demokratët janë ata që kanë kontrolluar epokën e zgjedhjeve të manipuluara si në  vitin 1996. 

“Ne kemi përgjimet e famshme që janë demonstrimi më i qartë se socialistët i vjedhin zgjedhjet. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por, kur vjen puna tek ballafaqimi i dy palëve, unë kam bërë një diferencë. Socialistët i vjedhin zgjedhjet, ashtu si demokratët, por për mua janë demokratët ata që e kanë kontrolluar këtë epokën e zgjedhjeve të manipuluara që në vitin 1996. Ndërsa socialistët kanë përuruar fillimin e epokës së korrupsionit. Sepse, periudha 1992-’97, nuk ka qenë ndonjë periudhë e karakterizuar nga një korrupsion i dukshëm apo spektakolar. Në momentin që erdhën socialistët në pushtet, aty ka filluar epoka e korrupsionit dhe e një qeverisje të korruptuar. Kjo është diferenca që unë bëj. Këto dy parti janë shquar se kanë filluar dy epoka. Partia Demokratike ka filluar epokën e zgjedhjeve të manipuluara, ndërsa socialistët kanë filluar epokën e qeverisjes së korruptuar. Pastaj në këtë epokën e zgjedhjeve të korruptuara kanë marrë pjesë edhe socialistët…”, ka deklaruar mes të tjerave analisti Mustafa Nano.

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments