Mal Berisha: Përse heshtin ambasadorët e huaj në Tiranë

Në emisionin ‘Hard Talk nga Roland Qafoku’ në Fjala.al, ish-ambasadori Berisha dha edhe arsyet se, pse sipas tij ata heshtin.

-Një diplomat përse nuk ka folur kur ka ndodhur diçka dhe ai duhet të fliste?

-Unë kam qenë vet ambasador. Kam qenë ambasador i dy qeverive, i qeverisë së Berishës dhe qeverisë së Ramës. Mund të ketë ndodhur që gjëra të cilat m’i ka orjentuar qeveria e Edi Ramës në Londër, mua si Mal nuk më pëlqenin por si ambasador isha i detyruar t’i bëja.

Kështu që ambasadori nuk është gjë tjetër veçse një instrument i kontrolluar me një pult, që e ka në qendrën e vet, i cili thotë “Ti do thuash këtë”, “Nuk do thuash këtë”, “Do reagosh për këtë” ,  “Nuk do reagosh për këtë”, prandaj ajo ideja që njerëzit kanë iluzione për këtë, “si e bëri ambasadori atë”… Jo! Ambasadori ditën që bën një gjë e cila nuk është në pajtim me atë që merr direktiva në qendrën e vet, nuk e kryen më funksionin. Ambasadorët bëjnë atë që i thonë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments