Një lutje për Ambasadoren Kim(!) Mos e puth Sorecën

Bislim Ahmetaj

Të lutem Znj.Kim mos e puth Sorekën pas arritjes së akordit për reformën zgjedhore.
Thjeshtë do të na kujtosh atë puthjen perverse që Znj. Vllahutin i dha Z. Lu pas votimit absurd 140-0, votim që na solli në kujtes kohën e diktaturës komuniste kur miratoheshin ligje për ndalimin e fesë apo kolektivizimin e pulave.
Ajo puthje na la jo vetëm pa drejtësi por edhe pa gjykata.
Të lutem Znj. Kim mos e puth Sorekën, as Edi Ramën, as mikun tënd Luli Bashën.
Të lutem Znj. Kim meqë ke marrë përsipër ti bësh dhe ti përfaqësosh të gjitha institucionet e munguara e të shkatërruara nga partia në pushtet, bëj atë që duan dhe aspirojnë qytetarët shqiptarë, bëje për hir të respektit, besimit dhe dashurisë që shqiptarët kanë për vendin tuaj.
Na e jepni edhe ne një shans që ta ushtrojmë lirinë e votës, lirinë e zgjedhjes.

Fotografia e Bislim Ahmetaj
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments