Dade: E pazakontë që reforma të mbahet në tokë të huaj (VIDEO)

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ka cilësuar si të pazakontë faktin që takimi për reformën është mbajtur në një tokë të huaj, duke iu referuar kësisoj rezidencës amerikane. Sipas Dades negociata të tilla në tokë të huaj janë zhvilluar vetëm midis Serbisë dhe Kosovës në Vienë.

Deklaratën Dade e bëri në emisionin ‘Tempora’ me gazetaren Sonila Meço në Ora News.

“Jam e befasuar që takimi për Reformën është bërë në një tokë të huaj, në rezidencën e Ambasores Amerikane, sepse të tilla negociata janë zhvilluar vetëm mes Serbisë e Kosovës në Vjenë, kam parasysh Ahtisarin, qoftë dhe në Bruksel. Nuk e di pse forcat politike duhet të shkonin në rezidencë.”

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments