Trump: Do nxjerr ushtrinë për ta zgjidhur problemin

Pas protestave të dhunshme ka reaguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump  cili ka thënë se do të ‘lëshojë’ ushtrinë për të zgjidhur problemin.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump u kërkoi guvernatorëve të shteteve që të marrin kontrollin e rrugëve duke mobilizuar Gardën Kombëtare, ndryshe do të nxjerrë në rrugë ushtrinë.

 Ai nuk i ka kursyer sulmet ndaj guvernatorëve teksa iu drejtua atyre me fjalët, “Ose merrni situatën ose do dukeni idiotë nëse nuk arrestoni demonstruesit dhe t’i lini ata në burg për një periudhë të gjatë kohe”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka paralajmëruar gjithashtu se  ata që kërcënuan jetët e pafajshme dhe pronën private do të arrestohen dhe do të ndiqen penalisht.

0 0 vote
Article Rating
Total 2 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments