Rama: Padiskutim që do të rritet numri i të infektuarve

Kryeministri Edi Rama tha se periudha e hapjes pas pandemisë do të shoqërohet me rritje të numrit të të infektuarve. Rama u shpreh se ka frikë që numrat mund të shkojnë përtej parashikimeve.

“Po them që ne e kemi parashikuar, është normale, nuk diskutohet që në kushtet e hapjes pritet ekspozimi dhe do të ketë një rritje të të infektuarve. Kemi pas një pozicion jashtëzakonisht të favorshëm, falë mbylljes fort dhe falë faktit që shqiptarët respektuan rregullin. Ne dolëm me një numër humbjesh jete më të ultin, me një numër mesaztar shtretërish të zënë në terapinë intensive më të ultin dhe natyrisht që mbyllja luajti rolin e vet, por duke u hapur numrat do të lëvizin, do të rriten.

Frika e madhe, meraku i madh, që kam është se mund të shkojë përtej parashikimeve. Mund të rriten më shumë se sa janë bërë disa parashikime, që kuptohet janë optimale, mesatare, negative. Nëse ndodh kjo, situata do të jetë shumë, shumë, problematike. Por, unë nuk dua të flas për mbyllje, se sapo jemi hapur”, u shpreh kryeministri.

A mund të dimë sa është vlera e investimit për këtë godinë? Kur do të kemi vlerësim të situatës ekonomike?
Ne jemi këtu për të bërë gjëra ambicioze. Sa i përket investimit nuk mendoj se mund të dyshohet se bëhet pastrim parash me spitalet apo teatrot.

Sa e gatshme është Shqipëria të përfitojë nga situata e pandemisë, nëse ka tërheqje të investimeve nga Kina?
Këto janë probleme globale. Unë jam kryeministri më i gjatë i një vendi të vogël, por nuk e ngatërroj gjatësinë time me këto.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments