Katrahurë në Kadastrën e Vlorës/ Nuk qëndron asnjë drejtor që ta drejtojë
Pas vetëm 4 ditëve në detyrë është larguar si drejtoreshë e Kadastrës Vlorë Viola Hima.
Ajo u emërua në këtë detyrë në datën 29 maj, duke zëvendësuar Bilal Aliajn, i cili ishte dorëhequr rreth 10 ditë më parë.
Si duket Kadastra e Vlorës nuk po gjen qetësi pasi lëvizjet e drejtuesve kanë qenë të shpeshta.
Në vetëm 9 muaj në Kadastrën e vlorës janë ndërruar 6 drejtorë, duke nisur nga Florian Almadhi, i cili dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë.
Almadhi u zëvendësua nga Alteo Nazëraj, i cili ndejti vetëm 10 ditë si drejtor i Kadastrës s ëvlorës.
Pas Nazëraj vendin e drejtorit e mori Elona Hodaj në 19 shtator 2019, por edhe ajo nuk ia doli të qëndrnte gjatë në krye të këtij institucioni.
Vensin e Hodaj e mori Taulant Canameti, por edhe ai qëndroi shumë pak në krye të Kadastrës, vetëm 4 muaj.
Canameti u zëvendësua nga Bilbil Aliaj, i cili u dorëhoq vetëm 10 ditë më parë, për t’i lënë vendin Viola Himës, e cila pas vetëm 4 ditëve në detyrë është larguar nga ky institucion.
Tashmë pritet se kush do të jetë i komanduari i radhës në këtë institucion, ndërsa na mbetet vetëm të shohim nëse do ta thyejë këtë “mallkimin”.