Vasili nxjerr ‘bllof’ mazhorancën, publikon mesazhin për ‘Zgjedhoren’

Petrit Vasili, një nga anëtarët e Këshillit Politik, ka zbuluar sot me dokumente, prapaskenat që ka luajtur mazhoranca derisa bëri të mundur dështimin e Reformës Zgjedhore, pikërisht kur po shkonte drejt fundit të saj. Vasili tregoi se Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS, propozimet e Opozitës së Bashkuar i ishin dërguar 83 ditë më parë.

Vasili i solli në Fb këto fakte para qytetarëve sot: “Propozimet e Opozitës së Bashkuar janë paraqitur në Këshillin Politik që në 9 mars, plot 83 ditë më parë! Çdo pretendim për kushte shtesë është thjesht mashtrim për të legjitimuar rrëmbimin e zgjedhjeve në tavolinë nga Rilindja. Ja depozitimi zyrtar i propozimeve me Këshilin Politik”. 

Vasili hodhi poshtë kësisoj pretendimet e Gjiknurit se Opozita kishte shtuar shtuar kërkesa të reja, që sipas Gjiknurit ishin bërë pengesë për arritjen e konsensusit. “Por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja”, qe shprehur socialisti pas mbledhjes së fundit të Këshillit Politik.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments