Meta uron Profesor Ismet Bellovën me rastin e 86-vjetorit të lindjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, Profesor Ismet Bellova.

Meta e cilëson atë si zërin brilant që për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

STATUSI I PLOTE
Edhe 100 pranvera të tjera, Mjeshtrit të radiokronikës dhe gazetarisë sportive, Profesor Ismet Bellova, komentatorit me zërin brilant që për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

Në trashëgiminë e fondit të artë të radios shqiptare , transmetimet e klasit të lartë të Profesor Bellovës, zënë një vend të merituar, aq të vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë. Ashtu sikundër me të drejtë vlerësohet edhe kontributi i tij i spikatur në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Klubin Sportiv “Partizani”, në edukimin dhe përgatitjen e shumë talenteve sportive.

Gëzuar 86-vjetorin e lindjes, jetë të gjatë dhe plot shëndet Profesor Ismet Bellova!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments