SHBA/ Mineneapolis në flakë, qëllohet me armë mbi protestuesit
Në qytetin e Mineapolis protestat janë të dhunshme. Protestuesit i kanë vënë flakën 3 komisariateve të policisë dhe shumë ndërtesave të tjera.
Një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, Michigan gjatë protestave, kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd. 19-vjecari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte.
Por ajo që është zbuluar ditën e djeshme është vërtetë tronditëse, pasi protestuesit mbajnë në dorë pankarta ku tregohen disa vrasje apo plagosje të tjera ku oficeri Derek Chauvin ka qenë protagonist, por ia ka hedhur pa u lagur.
Sipas protestuesve teknika e përdorur nga Chauvin, që vendosi gjurin mbi qafën e 46 vjeçarit George Floyd, i cili fatkeqësisht gjeti vdekjen pasi nuk mund të merrte frymë, nuk është pjesë e trajnimit të policisë, që do të thotë se oficeri ka shkelur ligjin.
Ata akuzojnë edhe shtetin se ky oficer po mbrohet nga avokati Tom Kelly, i njëjti avokat që shpëtoi nga burgu oficeri Jeronimo Yanez, pasi ky i fundit qëlloi për vdekje një afro-amerikan.
Oficeri Derek Chauvin ka qenë i pezilluar në vitin 2011 për sjellje jo të mirë pasi goditi qytetarin nga Alaska, Leroy Martinez, ndërsa në vitin 2008 ka goditur një 21 vje♪5ar me ngjyrë, i cili ishte i paarmatosur.
Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi Chauvin është një nga oficerët që vrau Ëayne Reyes, një latino-amerikan që mori 16 plumba nga policia.
Në vitin 2005 Chauvin është përfshirë në një aksident me makinë duke shkaktuar vdekjen e 3 personave.