Nishani, ministres: Keqbërësit të kenë frikë, populli nuk ndalet më!

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka replikuar me qeverinë lidhur me takimet me popullin që po zhvillon kreu i PD, Lulzim Basha.

Pak pasi ministrja e Shëndetësisë u shpreh “e tmerruar” nga takimet e Bashës me popullin, me pretekstin e epidemisë, Nishani i përcolli këtë mesazh Ogerta Manastirliut dhe shefit të saj Edi Ramës:

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik! Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve!

Keqbërësit duhet të kenë frikë! Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më! Kombi nuk e pranon tradhëtinë! Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut!”

Ogerta Manastirliu tha sot: “Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh! Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments