Balla takon përfaqësuesit e biznesit në Elbasan

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e Qarkut të Elbasan dhe Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvilluan takime me përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Elbasan për t’u njohur me përfitimin e paketave ndihmëse financiare gjatë kohës së pandemisë.

Nga paketa e parë financiare e ndihmës, për bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, për qarkun e Elbasanit u mbështetën 2947 biznese, konkretisht 4490 punonjës.

Balla takoi përfaqësuesit e sektorit të transportit, të cilët ende nuk janë rikthyer në punë duke kërkuar prej tyre kujdes të shtuar sapo edhe ky sektor të nisë të funksionojë.

“Nëse ka nga ata që nuk kanë përfituar nga paketat mbështetëse duhet të pëcjellin ankesat e tyre në mënyrë që Drejtoria e Tatimeve t’i ndjekë ato.

Paketat mbështetëse kanë pasur qëllim mbrojtjen e bizneseve nga niveli i lartë i humbjeve dhe mbrojtjen e punonjësve për të mos humbur vendet e tyre të punës” tha Balla.

Duke qenë një proces i ri nuk kanë munguar edhe gabimet në aplikim, ç’ka i ka penalizuar një pjesë të përfituesve. Duke parë një situatë të tillë, është lënë një afat për shqyrtimin e ankesave dhe më pas kalimin e pagës së luftës.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments