Arrestohet kryeministri boshnjak/ Bleu respiratorë me çmim më të lartë se tregu
Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç, është arrestuar këtë të enjten nga agjensia shtetërore e zbatimit të ligjit SIPA, së bashku me kreun e Mbrojtjes Civile dhe pronarin e një kompanie private.
Ata përfunduan pas hekurave pas hetimit për blerjen e respiratorëve për përballimin e COVID-19 me çmime më të larta se tregu.
“Raporti i ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19. Prandaj, përdorimi i këtyre ventilatorëve në repartin e kujdesit intensiv nuk rekomandohet”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës.