(VIDEO) Arrestohet gjatë transmetimit live, gazetari i CNN
Gazetari i CNN, Omar Jimenez, është arrestuar nga policia gjatë një transmetimi direkt nga vendi ku po zhvillohen protesta.
Së bashku me kameramanin dhe producentin, gazetari u shoqërua në polici.
Policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte “live” episodin e arrestimit.
Policia ka thënë se trupa e CNN është arrestuar pasi nuk është larguar nga vendi pasi u është kërkuar një gjë e tillë.
Total 0 Votes
0
0