Tmerr/ 26-vjeçari vret të dashurën dhe shëtit me trupin e saj futur në karrocë (VIDEO)

Një burrë është arrestuar në Rusi pasi ka shtyrë një karrocë dore në periferi të Shën Peterburgut, ndërkohë që brenda saj mbante trupin e pajetë të dashurës së tij.

Philip Grigoryev, 26 vjeç, dyshohet se mbyti me spango partneren e tij, Arina, 24 vjeçe, pas një zënke gjatë natës. Mendohet se ai pasi e rrahu dhe e vrau atë, shkoi për të marrë një karrocë dore dhe e ngarkoi trupin e saj në të, dhe e mbuloi me dërrasa.

cifti.jpg

Ai shkoi në një ndërtesë, hipi në ashensor dhe në katin e 12 nxorri trupin e pajetë dhe e fshehu aty. Këtë ngjarje e ka raportuar miku i Philip Grigoryev në polici dhe më pas është arrestuar me akuzën e rënd, vrasje me dashje.

Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte në koncertet që zhvillonin grupet muzikore ruse dhe perëndimore. Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirus, ai punoi si shofer taksie.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments