Rama inspekton me Sorecën fermën e lopëve…

 Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori Luigi Soreca vazhdojnë inspektimet në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Pas prodhimeve bujqësore, ata kanë shkuar në një fermë në fshatin Grabian të Lushnjës, ku kanë parë nga afër prodhimin e qumështit.

Rama është shprehur se krahasuar me 5-6 vite më parë, sot është një situatë komplet tjetër lidhur me organizimin dhe grumbullimin.

Sipas Ramës, falë punës dhe kontakteve ndërkombëtare nga të fundit në rajon kanë shkuar në të parët.

‘Krahasuar me 5-6 vjet më parpara sot është situatë komplet tjetër lidhur me organizimin dhe grumbullimin. Të kujtohet kur kemi ardhur në fillim nuk kishte as pikë grumbulli. Sot është sistem komplet tjetër. Ne jemi tani në këtë fazë, duke qënë se ishim të fundit të fare në rajon pasi askush nuk kishte bërë asnjë punë me fermerët. Tani jemi të parët.

Kudo dija e ndan këtë punë. Edhe në bujqësi dhe blegtori dija e ndan këtë dhe ky është fakt. Dija dhe kotaktet tuaja ndërkombëtare kanë bërë që kjo punë të eci’, tha Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments