Politike

Kryemadhi takon ambasadorin britanik: LSI-ja kontribut në plotësimin e 15 kushteve të integrimit

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin britanik, Duncan Norman.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me sfidën e përmbushjes nga ana e Shqipërisë të 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për sa i përket integrimit të vendit.

Kryemadhi theksoi vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të ndihmuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Kryemadhi vlerësoi rolin e veçantë e pozitiv të ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për t’i dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?