Pas takimit me Yuri Kim, Basha: Zgjedhje të lira për t’u shkëputur nga e shkuara

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë deklaratës me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, tha se Reforma Zgjedhore do të përfundojë 31 majit.

Basha tha se opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë ndërkohë thotë se opozita ka qëllim që sa më parë të shkohet në kutitë e votimit dhe zgjedhësit të pandikuar nga bandat, shitblerja e votës dhe paratë e korrupsionit të zgjedhin qeverinë e parlamentin që duan.

Fjala e kreut të opozitës Lulzim Basha:

Dua ta falënderoj ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i ka dhënë dhe I jep Reformës Zgjedhore.

Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i Opozitës së Bashkuar dhe i gjithë shqiptarëve, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të ju garantuar shqiptarëve mundësinë që ti drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votën e tyre të lirë, të pa ndikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shit-blerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit, qeverinë e tyre.

Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ja kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj maxhorance, reforma të ketë përfunduar dhe natyrisht do të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin që është edhe problemi numër një me zgjedhjet në Shqipëri në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin e qeverinë që meritojnë me votën e tyre dhe njëkohësisht Shqipëria të ecë përpara, mos të mbahet peng e të shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të Partisë Demokratike që nga dita e saj e parë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments