Nard Ndoka: Yuri Kim të flasë me emra, jo thashetheme

Gjatë një intervistë për Report Tv, kryetari i PDK, Nard Ndoka, deklaroi se SHBA tashmë duhet të flasë me emra konkret dhe kush janë ata politikanë që duan ta pengojnë reformën.

Sipas Ndokës, vetëm kështu SHBA do të jetë e besueshme për qytetarët dhe nuk do të lë hije dyshimi për reformën në drejtësi.

“Së pari duhet të kemi kurajën dhe t’i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e  ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të.  SHBA duket të flasë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj”, tha Ndoka

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments