Vasili u drejtohet Myslimaneve/ Mos iu bindni, bëjeni faljen e Bajramit!

0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u drejtohet besimtarëve myslimanë të mos i binden Edi Ramës, por të bëjnë faljen e Bajramit sipas traditave të tyre. Edhe Presidenti Trump urdhëroi hapjen e çdo xhamie dhe sheshi këtë fundjavë për besimtarët myslimanë.

Mbrëmë kryeministri Rama urdhëroi policinë që dita e dielë të jetë e mbyllur, pra asnjë këmbë njeriu të mos dalë, përveç nënave me fëmijë. Por myslimanët kanë festën e Fiter Bajramit e duhet dhe duan të falen, festojnë,etj sipas traditës së tyre.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se “Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi te dielën, më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin. S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit”

Mesazhi i plotë i nëkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Mos iu bindni, bëjeni faljen e Bajramit!

Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për te prishur Teatrin.

S’mund te guxojë të ndalë faljen e Bajramit.

S’ka dy palë rregulla, një palë për popullin një palë për Edi Ramën.

Akti Nornativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama.

MOS IU BINDNI!!

KY ËSHTË MASHTRIM, S’KA ASNJË LIDHJE ME PANDEMINË!!

KY ËSHTË GJYNAH QË S’KA FALJE!!

BESIMTARË MYSLYMANE, BËJENI FALJEN E BAJRAMIT !!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author