Berati shpartallon urdhrin/ Të gjitha baret, parukeritë, berberët e bizneset hapur

Edhe pse qarku i Beratit është zonë e gjelbër, urdhri i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e parashikon qartë që fundjava ka rregulla. Sipas këtij urdhri, në fundjavë duhet të qëndrojnë të hapura vetëm marketet e farmacitë dhe kjo vlen vetëm për ditën e Shtunë, ndërkohë që ditën e Djelë çdo gjë duhet të jetë e mbyllur.

foto galeri

Por nga një vëzhgim i bërë sot në Berat, jo vetëm baret, kafenetë e restorantet janë të hapura që prej mëngjesit të sotëm por të hapura janë edhe të gjitha dyqanet e tjera, që nga kinkaleritë, dyqanet e rrobave dhe parukeritë e berberët.

foto galeri

Të pyetur në lidhje me këtë qëndrim hapur gjatë ditës së sotme, pronarët e bareve e lokave janë shprehur jashtë kamerave se ata nuk janë në dijeni të këtij urdhri dhe se askush nuk i ka informuar se duhet të qëndrojnë të mbyllur në fundjavë.

(BalkanWeb)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments