Spiropali/ “Jo kulturë s’kanë, por s’dinë ku lidhet gomari”

Ministrja e shtetit, Elisa Spiropali ka ironizuar protestën e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Duke ironizuar krerët e opozitës ajo e ka quajtur Monika Kryemadhin se po luan rolin e Penelopës, ndërsa Basha të Odiseut.

Ndër të tjera ajo thekson se ata nuk aknë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj. Sipas saj Ata s’kanë kulturë, po s’dinë ku të lidhin si të ligjin gomari.

“Opozita i ka ikur betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë, trupat e tyre nuk janë nën rrënoja.

Ky është kuptimi i diktaturës “pushteti dhunshëm e i pakufizuar shtetëror, që shpreh dhe mbron interesat e sunduesve nëpërmjet ushtrisë dhe policisë”. Madje, në deklaratën e tij kryeministri na u shfaq krejt i verbër. Nuk kishte pare aspak të ushtrohej dhunë, por vetëm një “opozitë qaramane”, sipas tij. Pak dua t’i jap të drejtë, sepse në situate të tilla barra kryesore i bie opozitës ta shkulë dhe ta shembi regjimin, përpara se ai të shembë teatrot dhe para tyre mjaft vlera nga thesari i traditës, duke derdhur beton dhe egërsi si betoni. Përballje. Kështu ndodh në vendet demokratike, kur cenohen të drejtat dhe liritë. Kur verbohet pushteti dhe nuk sheh më, duke mos kontrolluar më veprimet e tij të dëmshme dhe aty është dhe pikënisja e rrugës për instalimin e diktaturës. Debati për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar mbetet totalisht i kotë. fatkeqësisht, fati i ngrehinës historike ishte vulosur nga një pushtet për të cilin monumentet kulturore bëhen të pavlefshme përpara interesit të pasurimit babëzitës të politikanëve dhe oligarkëve.

Ky pushtet oligarkik nuk frenohet të shembë dhe të shtypë çdo gjë dhe këdo që i del përpara, mure, kujtesë, vlera, ndërgjegje. Teatri u shemb jo për të bërë një të ri në vend të tij, që mund të ngrihet kudo, por nën maskën e tij aspak teatrore, të lartësohen kullat private dhe kjo është më se e qartë. Propaganda, mashtrimet dhe dhuna nuk e mbulojnë dot këtë fakt. Asnjë arsye të qëndrueshme dhe bindëse nuk ka që godina të prishej, të gjitha janë justifikime mizore. Dhe e gjitha degradon si një farsë kur mundohen të na mbushin mendjen që godina ishte një ndërtesë tallashi dhe teneqeje, e ngritur si kazermë nga italianët, e amortizuar, e rrënuar, e nuk kishte asnjë vlerë nga ana arkitekturore, e lloj-lloj broçkullash që dëgjuam. Dhe sikur kështu të ishte, ato kanë vlera për historinë dhe kujtesën dhe në vende normale bëhet kujdes dhe ruhen. Jo më Tirana, që s’ka më dëshmi kësisoj. E nëse e donin me kaq ngulm teatrin e ri, ta ndërtonin diku tjetër, u thane të gjithë, edhe bota, por ngulmimi ka qenë për truallin. Vlera e truallit u interesonte shumë më tepër se vlera historike dhe arkitektonike e godinës së teatrit, vepër e arkitektit italian, Giulio Berté, në vitin 1939, modern dhe avangardë për gjysmën e parë të shekullit XX.

Teatri Kombëtar i Tiranës ishte shembulli i parë i arkitekturës evropiane në Shqipëri dhe paraqet hapin e pare në lidhjen midis Shqipërisë dhe Evropës Perëndimore. Ajo, që më 1940 funksionoi si një kompleks kulturor me emrin “Scanderbeg” (i njëjtë nga Giulio Bertè me vlerat e urës Flaminio në Romë), në stilin e plotë racionalist, siç shpjegojnë specialistët, Teatri Kombëtar ishte i një vlere të jashtëzakonshme arkitektonike, pasi bazohet dhe në pikturën metafizike të Giorgio de Chirico-s dhe u ndërtua në një mënyrë inovative dhe ekologjike në lidhje me veprat e kohës: me fibra plepi dhe çimentoje të transportuara në Shqipëri dhe të përziera me beton.

Indro Montanelli, babai i gazetarisë moderne italiane, foli për të si një vepër monumentale për Shqipërinë. Unë nuk besoj që nga një regjim i tillë, që nuk është në gjendje të ngrejë dot institucionet e gjykatave, prokurorisë, parlamentit, sisteme zgjedhore etj., do të mundet të ngrejë art dhe kulturë, duke bërë gërmadha në traditë dhe kujtesë. Përkundrazi,  aty ku shemben godinat plot hijeshi të artit, ngrihen kullat uzurpuese të diktaturës. Pa kujtesë, si “tru idioti”, sipas një poezie…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments