SPAK nis zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Prokurori i çështjes është caktuar Ervin Kondili, i cili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, si dhe ka ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institutit të Ndërtimit.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot në orën 11:00 ka organizuar një protestë pikërisht para Prokurorisë së Posaçme, për t’i bërë presion SPAK që të fillojë hetimet, ndërsa pas kësaj ngjarje nuk dihet se si do të vijojë aksioni i AMT-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author