Meta ‘injoron’ Yuri Kim/ I nxjerr në takim këshilltarët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar menjëherë në Presidencë pas përfundimit të takimit mes Presidentit Meta dhe opozitës së bashkuar.

Së bashku me Kim në Presidencë ka shkuar edhe ambasadori gjerman Zingraf, por për t’i pritur nuk ka qenë vetë Meta, por këshilltari i tij.

Kim dhe Zingraf e zhvilluan takimin me disa nga këshilltarët e Presidentit, i cili nga ana e tij duket sikur e ka “injoruar” këtë takim me ambasadorët.

Ndërkoë behët me dije se Meta do të takojë ambasadorët e BE.

Kujtojmë që ditën e djeshme ambasadorja Kim dhe ambasadori gjerman Zingraf kanë takuar edhe Kryeministrin Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments