Gjoni kërkon hetim për prishjen e Teatrit , Balla gajaset duke qeshur.

0

Seanca plenare e ditë së sotme ka nisur me një përplasje të forta mes deputetit Ralf Gjoni dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla ia ka plasur të qeshurës pasi Gjoni ka kërkuar të hetohet çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe kjo ka shkaktuar irritimin e deputetit.

Në këtë moment Gjoni i është kthyer Ballës, duke i thënë të mos qeshë se do të përballet me inatin popullor, dhe asnjë nuk mund të vijë në Tiranë dhe t’i tregojë teatrin e kashtës.

Pas kësaj fjalën e ka marrë deputeti Leftes Maliqi i cili  është drejtuar Gjonit duke i thënë të mos mërzitet që Balla qesh me të ndërsa ka theksuar se ka ardhur koha që të “shembet ky parlament”. 

“Ralf mos u mërzit nëse Balla qesh me ty… Ka ardhur koha që ky parlament të shembet…”, tha ai mes të tjerash.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author