“Nuk e njoh vijën e kuqe”, Kryemadhi: Rama të shikojë përbërjen e të bardhës

0

Rama tha se nuk e njeh vijën e kuqe, por Kryemadhi bie dakord me këtë duke thënë se kryeministri njeh vijën e bardhë, duke nënkuptuar kokainën.

Kryemadhi i bën apel Ramës duke ironizuar që të shohë përbërjen e vijës së bardhë pasi po ia shkurton ditët.

”Vërtet jezu krishti thotë të goditi në njërën faq, ktheji faqen tjetër. Por kur pa se kishin pushtuar tempullin e tij, mori kamxhikun.
Me paratë e taksapaguesve paguan Policët për të dhunuar. E mbani mend si tërhoqën zvarrë policen e tyre për t’i marrë shtëpinë… çështja e Teatrit është pikë e pazëllit të problematikave.

Nuk e kemi menduar strategjinë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi janë të tronditur. Reagimi i ndërkombëtarëve ka prodhuar por edhe sa i përket aktorëve, qytetarëve të Tiranës. Edhe ne do bëjmë të gjitha veprimet që mos fillojë Teatri i Ri por edhe kullat.

Jam dakord kur Basha përmend vijën e kuqe, pasi është qëndrim politik për bashkëjetesën politike. E dëgjoja Ramën që thoshte se nuk e njihte vijën e kuqe apo të verdhë, pasi ai njeh vijën e bardhë. I thoni ti je më i forti, më i mençuri.
Të jetë më i kujdesshëm me të bardhën, se po ja shkurton ditët. Ne nuk kemi asnjë komunikim me Ramën, as politikisht dhe as si njerëz. Komunikimi i vetëm është para drejtësisë, jo kjo drejtësi që shkarkon Luan Dacin pasi ka falsifikuar. Pse tani pas 5 vjetësh u kujtuan për këtë.
Vetëm shërbëtorët dhe ushtarët e Ramës janë mirë ekonomikisht kurse janë mijëra famije dhe qytetarë në varfëri.
Me çfarë tamponash i mati ky për koronavirusin, ky s’ka tampona, gënjen.”- tha Kryemadhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author