Balla: Në atë Teatër kam shkuar me djalin tim por pas shfaqjes ai u sëmur

0

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla e ka cilësuar si korrekte sjelljen e policisë gjatë protestës së zhvilluar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Balla më tej ka deklaruar se godina e Teatrit duhej shembur pasi nuk shërbente për asgjë. Sakaq ai ka treguar edhe një histori me djalin e tij, ku tha se pasi e ka dërguar në Teatër që të shohë shfaqje, ai është sëmurur.

“Unë kam pasur mundësinë të shkoj me tim bir në atë teatër. Pas teatrit jemi përballur me me temperatura të larta dhe grip prej kushteve. Ai teatër s’mund të mbahej në këmbë sepse si shërbente askujt. Dikush tha të bëhet muze. Kush nga ju ka shkuar te muzeu kombëtar. Imagjino Luli të shkojë në muze…”, tha Balla.

Më tej Balla ka shtuar se uron që çështja e Teatrit, të mos ndikojë tek prezenca e opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore. Ai thekson se brenda qershorit do të miratohet transpozimi i plotë i rekomandimeve të ODIHR dhe si hap të rëndësishëm ai konstaton depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

“Kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet kushtëzon këtë, me qasjen institucionale me ligjet dhe Kushtetutën. Edhe pse opozita para më shumë se një viti kreu akt vetëvrasës me dëshirën tonë dhe dakordësinë e opozitës parlamentare krijuam instrumentin për konsultim. Duhet të jetë domosdoshmëri që ne duhet këtë vit dhe brenda qershorit të këtij viti të kemi miratuar transpozimin e plotë të rekomandimeve të ODIHR në ligjin tonë.

Do i marrim të gjitha rekomandimet, i kemi përkthyer dhe përshtatur me gjuhën legjislative tonë.
Kjo është një çështje që palët politike në Shqipëri duhet të kenë dakordësim. Prandaj mazhoranca prej kohësh ka zgjeruar komisionit të Reformës edhe me hulumtimin e hapësirave për të ndryshuar sistemin. Ajo që është më e rëndësishme për PS është rruga europiane, që është në një fazë të rëndësishme.

Lidhur me depolitizimin e komisioneve zgjedhore, është hap madhor, jemi i vetmi vend që e kemi këtë dhe është metodë staliniste. Gjykatën e zgjedhjeve duhet të shkojmë në nivele sa më të depolitizuara. Zgjedhjet e 2021 janë të rëndësishme në konsolidimin e Reformave, dhe bie dakord me Yuri Kim ajo që është më e rëndësishmja janë rezultatet dhe opinioni publik”, tha Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author