Ata që e ndjejnë që në dejet e tyre rrjedh akoma gjak e jo limfë.

0

Nga Bislim Ahmetaj

Kush e çmon Lirinë,
Kush e vlerëson demokracinë,
Ata që e ndjejnë që në dejet e tyre rrjedh akoma gjak e jo limfë.
Ata që ndjehen qytetarë jo pse kanë lindur në qytet, por se i kanë kultivuar me ndërgjegje dhe punë vlerat e tyre qytetare.
Ata që si kanë futur kurrë duart në xhepat e fukarenjëve duke jua vjedhur atyre bukën e gojës në çfarëdolloj forme.
Ata që besojnë në nji Zot të vetëm.
Ata që janë krenarë që flasin shqip dhe janë shqiptarë dhe europian.
Ata që e duan dhe e çmojnë më shumë Shqipërinë se partinë.
Duhet ti demostrojnë këto vlera nesër në Bulevardin Deshmorët e Kombit dhe çdo ditë nëpër sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Mos vuani nga sindromi që nuk e kemi një “lider” që të na udhëheq.
Mjaft na ka kushtuar në histori kulti i liderit, bëjuni lidera të vetës tuaj, të lirisë tuaj, të fateve të familjeve tona, të fateve të Atdheut tonë.
Të gjithë bashkë bindim Amerikën, Europën dhe këdo tjetër që ne kemi të drejtë përballë një grushti horash dhe morrash që kanë kapur shtetin, drejtësinë, median, ambasadorët dhe deri edhe institucionet e kultit.
Sakrifica për Lirinë ja vlen, sakrifica për demokracinë shperblen.
Mos të ndalemi deri sa liria dhe demokracia të garantohen për çdo qytetarë të këtij vendi, deri sa drejtësia ti çojë pas hekurave ata që kanë shkelur çdo limit durimi.
Derisa në Shqipëri të vendoset shteti i së drejtës përmes votës së qytetarëve dhe jo nëpër tavolina horash dhe uzurpuesish.
Nëse nuk veprojmë sot nesër do të jetë vonë.
Ta bëjmë këtë sakrificë për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Kush i le fëmijët e tij në robëri dhe varfëri nuk e meriton prindërimin.

Fotografia e Bislim Ahmetaj
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author