Ministrja e Kulturës, pranon se do ndërtohen kulla tek sheshi i Teatrit Kombëtar

0

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nuk e ka mohuar mundësinë e ndërtimit të kullave tek sheshi i Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se do të ishte e gabuar nëse godina nuk vishej me funksione të tjera.

Në një intervistë për “Report Tv”, ajo nuk ka komentuar ndërhyrjen e policisë, ndërsa ka shtuar, se nëse do të ishte marrë një vendim në dy të natës, do ta kishte diskutuar.

Në lidhje me debatin për ndërtimin e kullave pas godinës së Teatrit të ri, Margariti nuk e mohoi një gjë të tillë, ndërsa shtoi se do të ishte gabim që godina e re të mos vishet me funksione të tjera.

“Asnjëherë nuk mund të shihen të ndara zhvillimet e një qyteti dhe pa një gërshetim funksionesh. Do të ishte e gabuar të mos e vishnim me funksione të tjera godinën e teatrit”, shtoi Margariti

(g.sh./dosja.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author