Unë për Edi Ramën nuk kam më fjalë! Poshtë diktatura
Teatri Migjeni në Shkodër ka dalë në protestë ditën e sotme për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Rita Gjeka, drejtoreshë e Teatrit Migjeni u shpreh një komb pa Teatër është i destinuar ne qenë një kombë i shkelur. Më tej teksa shtoi se momenti i shembjes së Teatrit i del në ëndërr, ajo u pyet nëse ka diçka për ti thënë kryeministrit Edi Rama meqë është e afërmja e tij.
“Nuk kam fjalë. Unë për Edi Ramën nuk kam më fjalë. Nuk ekziston asnjë fjali që unë të them për të përvec kësaj (tregon posterin ku shkruhet poshte diktatura)”, tha ajo në përgjigje të pyetjes.
Pjesë nga fjala e aktores: Një komb pa Teatër është i destinuar me kan komb i shkelur… Unë që jam ma e vjetra e tyne çfarë shprese mundem me i dhanë kësaj rinie. Si mundem me i ba këta të rinj me ardh me punu te Migjeni. Unë i kam vu shpatullat dashnisë por se mundet me u vra dashnia…
Ai momenti i shembjes më del në andërr… Me Teatrin kanë shemb një kishë dhe xhami… e Keqja më e madhe është rinia e Teatrit… Nëse bëhet ai Teatri ka me përfundi si Teatri i Andon Zakon Çajupit nuk është as kinema as Teatër.
Lista e artistëve kundër shembjes ka disa zero mbrapa. Ndoshta nuk përmendemi se nuk i dukemi mjaftueshëm artistë. Shpresoj që mos bëhet Teatri i Ri. Populli duhet të ngrihet dhe të thotë poshtë diktatura, sepse jemi në diktaturë.
Nuk kam fjalë. Unë për Edi Ramën nuk kam më fjalë. Nuk ekziston asnjë fjali që unë të them për të përvec kësaj (tregon posterin ku shkruhet poshte diktatura).