PD braktis mbledhjen e sotme për Reformën Zgjedhore

0

Bëhet me dije se tryeza e ditës së sotme është braktisur nga opozita jashtëparlamentare. Sakaq mësohet se nuk ka një vendim për braktisjen definitive të Reformës nga opozita, por ajo që dihet është se PD dhe LSI kanë vendosur që sot të mos jenë të pranishme në takim.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestës së një dite më parë, ka qenë vetë kreu i PD Lulzim Basha i cili tha se opozita ka vendosur të bojkotojë takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore. “Jo nuk do të ketë”, tha Basha pas mbledhjes së mbrëmshme në selinë blu, ku u pyet a do të ketë reformë zgjedhore sot.

Ky qëndrim i opozitës vjen një ditë pas protestës së dhunshme që u zhvillua dje për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author