Gjiknuri: Mbledhja s’u zhvillua! Opozita s’ka arsye serioze të braktisë Reformën
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në një deklaratë për media bën me dije se mbledhja e Reformës Zgjedhore e ditës së sotme nuk është zhvilluar kjo për shkak të mungesës së opozitës jashtëparlamentare.
Gjiknuri i bëri thirrje opozitës të mos mbajë qëndrim duke theksuar se Reforma është neutrale dhe nuk ka asnjë arsye serioze që të ndërpritet. Sakaq theksoi se Reforma duhet të përfundojë brenda muajit maj.
“Fatkeqësisht mbledhja nuk u zhvillua se opozita nuk u paraqit. Nuk kishin komunikim zyrtar. Pavarësisht ngjarjeve mendoj se progresi i Reformës është shumë i rëndësishëm edhe për kapitalizimin.
Procesi i reformës duhet të përfundojë deri në maj. Nuk shoh ndonjë arsye serioze për tu ndërprerë se është neutral dhe ska të bëjë as me opozitën dhe mazhorancën. Dua ti bëj thirrje opozitës të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar procesin. Sot kemi një paketë për të diskutuar. E vetmja zgjidhje që pres është të ulem me opozitën. Jam në komunikim dhe pres që ata të marrin vendin”, tha Gjiknuri.