Grupi Parlamentar demokrat shkarkon Hajdarin si kryetare

0

Grupi parlamentar demokrat i përbërë nga 9 deputetë ka vendosur të shkarkojë si kryetare Rudina Hajdarin.

Bëhet me dije se në vend të saj në krye të grupit paralmentar do të jetë deputeti Myslym Murrizi.

Në mbledhjen e zhvilluar sot mes grupit të opozitës parlamentare mësohet se ka pasur debate të forta.

Arsyeja kryesore e shkarkimit ka qenë mostransparenca e Rudina Hajdarit.

Ka qenë deputeti Ralf Gjoni dhe deputetë të tjerë të cilët i kanë kërkuar Hajdarit të tërhiqet nga tryeza e Këshillit Politik pë Reformën Zgjedhore.

Lidhur me këtë vendim ende nuk ka një reagim nga Hajdari, si  ehde për faktin nëse do ta pranojë këtë kërkesë të deputetëve ose jo.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author