Kryemadhi: Në qoftë se Rama heq dorë nga reforma zgjedhore, atëherë unë po pashë më këta ambasadorët e huaj…

0

Gjatë intervistës së saj për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë.

Sipas saj, Nëse Rama heq dorë nga reforma dhe ambasadorët flasin për opozitën, atëherë ajo do të dalë vetë në protestë për largimin e tyre nga Shqipëria

Pjesë nga diskutimi në studio:

Çim Peka: Si do vini në pushtet zonja Kryemadhi?

Kryemadhi: Me votë do vijmë. Pse do vijmë me armë?

Çim Peka: Me këtë reformë zgjedhore? Zoti Rama u duk qartë që hoqi dorë nga reforma…

Kryemadhi: Atëhere ka një problem tjetër. Në qoftë se zoti Rama heq dorë nga reforma zgjedhore, atëherë unë po pashë më këta ambasadorët e huaj, që dalin dhe flasin për opozitën e mbrojnë qeverinë, do të kërkoj publikisht dhe do të dal në protestë para ambasadave të tyre, largohuni nga Shqipëria. Unë vetë si Monikë, si qytetare, në qoftë se zoti Rama e saboton reformën zgjedhore. Sepse, ka një problem, që ne gjithmonë ecim me fundin. Rama ecën me detaje dhe nëpërmjet detajeve ndërton gjithë puzzle-in politik. Jo pa qëllim të nxorri Vasilika Hysin dhe tha ne nuk presim opozitën jashtë parlamentare për reformën zgjedhore. Për çfarë do e presi Vasilika Hysi opozitën? Opozita ja ka dorëzuar propozimet. Dhe këta përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Ambasadës Amerikane që janë në tavolinë, le ta mbajnë shënim dhe të thonë që Partia Socialiste ishte refraktare, nuk pranoi propozimet e opozitës dhe as të diskutojë për ato çfarë thotë opozita. Sepse unë për shembull mund të them që nuk dua Çim Pekën se është me mjekër dhe me kollare me vija, ai thotë unë do të sjell një Pekë tjetër që nuk është as me mjekër, por me kollare. Se këtë ka diskutimi. Se në fund të fundit çfarë jemi ne? Edhe sot në takimin online që kanë pasur, që komunikova me zotin Vasili, por edhe çfarë dëgjova nga prononcimet, nuk mund të vazhdojmë më të flasim kur të mbjellim rrushin, kur të rritet vreshti e të tjera e të tjera.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author