Zbulohet letra e presidentit për zgjedhjen e anëtarit të katërt të Gjykatës së Lartë

0

Presidenti Ilir Meta kërkon informacion për zgjedhjen e anëtarit të katër të Gjykatës së Lartë, nga radhët e jo gjyqtarëve. Gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodiana Lala ka siguruar letrën që Meta i ka dërguar KLGJ-së, ku shpreh kërkesën për t’u njohur me procedurën e zëvendësimit. Lala theksoi se shkresa në fjalë është firmosur nga sekretarja e Përgjithshme e Presidencës.

Kujtojmë se më 10 mars, KLGJ njoftoi Metën se po kryente procedurat dhe se ato do të përfundonin për pak javë.

Me zgjedhjen e anëtarit të katërt në Gjykatën e Lartë, automatikisht Ardian Dvorani duhet të largohej nga detyra e tij. Vendi i katërt në Gjykatën e Lartë ishte i Xhezair Zaganjorit.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author