Manastirliu: Gati plani për rihapjen e Kirurgjisë në QSUT

0

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në spitalin e Kirurgjisë në QSUT po planifikohet rihapja graduale e këtij shërbimi shëndetësor.

Numri një i shëndetësisë në vend theksoi se ky plan i hapjes përfshinë ndërhyrjet e planifikuara duke nisur nga data 18 maj.

Teksa inspektoi nga afër Kirurgjinë në QSUT, në një bisedë me mjekët e këtij spitali, Manastirliu pohoi se vlerësimi në fjalë u bë nga Komiteti Teknik për situatën e COVID-19, duke marrë shkas edhe nga rastet e fundit në këto 2 javë të hapjes pas heqjes së disa masave kufizuese.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author