Koronavirusi/ Albin Kurti, futet në vetizolim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga sot është futur në vetëizolim në banesën e tij pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar, raporton Syri.net Kosova.

Kurti, përmes një postimi në Facebook thotë se ka pasur kontakt të ngushtë me këtë punonjës. “Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në Ministrinë e Integrimeve e Kryeministri, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”.

MESAZHI I PLOTE I KURTIT NE FB:

“Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë. Ju falemnderit.”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments