Pas reagimit të Braçes, Fermerët e Divjakës rrisin çmimet e qepës dhe patates
Ditën e djeshme zv Kryeministri Erion Brace foli për vjedhjen që u bëhet fermerëve të Divjakës, pasi qepa dhe patatja blihen me çmime të ulëta në Divjakë dhe shiten rreth 8 herë më shumë në Tiranë.
Braçe paralajmëroi ditën e djeshme se do të merreshin masa që qytetarët dhe fermerët të mos vidheshin nga tregtarët që kërkonin të përfitonin në kurriz të tyre, ndërsa ditën e sotme Shoqata e Fermerëve të divjakës ka vendosur të rrisë çmimet.
Nga 15 lekë/kg që ishte qepa ditën e djeshme, sot çmimi është 40 lekë/kg. E njëjta gjë ka ndodhur me çmimin e patates, pasi nga 20 lekë/kg, ditën e sotme patatja në Divjakë shitet me 40 lekë/kg.
Zv.Kryeminsitri Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë direkt në divjakë, në mënyrë që tregtarët që abuzojnë me çmimet të mos përfitojnë më në kurriz të tyre.
Postimi i Braçes:
KETO JANE CMIMET E
QEPES E PATATES; PREJ MENGJESIT TE SOTEM, BUJQIT E DIVJAKES KANE VENDOSUR:
CMIMI I QEPES SE THATE: 40 LEKE/KG
CMIMI I PATATES SE RE: 40 LEKE/KG
Boll tregtaret morren mall pa leke ne #Divjake duke u pasuruar ne kurriz te bujqve.
Blini direkt ne #Divjake! Mos blini ne dore te dyte e te trete! Ejani ne #Divjake e merrni mallin drejtperdrejte me keto cmime!