Revoltohet Braçe: Të vijë dhe ta ulë menderen…

Aktualitet

 Erion Braçe ka denoncuar rritjen e çmimeve në tregjet e Tiranës, për të cilën thotë se është një vjedhje e dyfishtë që i bëhet bujkut në Divjakë dhe qytetarëve në tiranë.

Në shkrimin e tij të shoqëruar edhe me foto, Braçe thotë se ditën e djeshme çmimi i qepës në Divjakë ishte vetëm 150 lekë/kg, ndërsa në çdo treg të tiranës është nga 700 deri në 1200 lekë për kilogram.

Grabitja e parë është ajo ndaj bujkut në Divjakë, pasi prodhimit për të cilin ka punuar bujku për 7 muaj me radhë i është ulur çmimi deri në 40% nën kosto.

“Imagjinoni, nje tregetar “shumice” qe ben thjesht transportin nga Divjaka ne Tirane, fiton 20, 30, 40 leke per kg, 50, 100, 200, 250% me shume se bujku qe eshte rropatur 7 muaj me rradhe!@, shkruan Braçe.

Ndërsa vjedhja e dytë për Braçen është ajo ndaj qytetarit në Tiranë, pasi qepa merret me 150 lekë/kg dhe shitet deri në 1200 lekë/kg, rreth 8 herë më shumë.

Ndërkohë e njëjta gjë ndodh edhe me partaten, pasi në divjakë shitet me 200lekë/kg, ndërsa në Tiranë shitet me 800 lekë/kg.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

KJO ESHTE GRABITJE E DYFISHTE!

Kam qene prej mengjesit ne tregjet publike te fruta perimeve ne Tirane;

Ndoqa cmimet per dy produkte,

qepen e thate-e re, pataten-e re.

TE DYJA PRODUKTE EKSKLUZIVE TE #DIVJAKES!

Vjelja sapo ka nisur ne #Divjake dhe produkti sa ka dale ne treg;

Por shihni cfare GRABITJEJE eshte:

Cmimi dje i qepes ne #DIVJAKE u ul dramatikisht ne vetem 15 LEKE/KG;

Cmimi sot i te njejtes qepe te marre dje ne #DIVJAKE, ne cdo treg te Tiranes eshte nga 70 LEKE/KG NE 120 LEKE/KG!

Kuptoni? NGA 4.7 HERE ME SHTRENJTE DERI NE 8 HERE ME SHTRENJTE!

Grabitja e pare eshte ndaj bujkut ne #DIVJAKE;

Ulja e cmimit deri ne 40% nen kosto,

te nje super produkti per te cilin 7 muaj me rradhe ai, bujku ka punuar 12-14 ore ne dite e ka paguar pa fund nga mbjellja ne cdo sherbim,

ESHTE NJE SUPERGRABITJE!

Imagjinoni, nje tregetar “shumice” qe ben thjesht transportin nga Divjaka ne Tirane, fiton 20, 30, 40 leke per kg,

50, 100, 200, 250% me shume se bujku qe eshte rropatur 7 muaj me rradhe!

Kush nuk e kupton, e shperfill, e nenvlereson kete, te vije ta ule njehere menderen ne fushat e Divjakes;

Kush me tregon tregun e rregullat tij duhet ta qepe e te kuptoj qe ky eshte pazar e ska lidhje me tregun kerkund!

Grabitja e dyte eshte ndaj qytetarit ne Tirane;

Rritja e cmimit te qepes nga 15 leke ne Divjake deri ne 120 leke ne Tirane, eshte nje SUPERGRABITJE e dyte!

Por ben edhe nje dem te dyte;

Ule konsumin-qytetari do blej me pak, tapos tregun, bllokon prodhimin ne #DIVJAKE e me keq, ul cmimin edhe me poshte se kaq duke sjelle nje HUMBJE FINANCIARE shume te madhe!

E njejta gje edhe per pataten;

Patatja e re sot ne treg eshte vec patatja e #Divjakes.

Cmimi dje ne Divjake u ul ne 20 leke per kilograme, ndersa sot ne Tirane cmimi ishte 80 leke per kilograme!

GRABITJE NJESOJ SI E PARA!

E dija qe do ndoshte kjo histori dhe kam nje muaj qe flas per kete;

Madje duke shtuar se BUJQESIA E BUJQIT PRODHUES po mbajne Shqiperine ne dy muajt me te veshtire te saj, ekonomine ndezur pa u fikur fare!

Tani meqe nuk na begenisi kush, nga sot ne mengjes nga #Divjaka, cdo tregetar do kete sjellje tjeter, te unifikuar ne produkt e ne cmim!

Zgjidhje tjeter nuk na late!

Capture.PNG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *