Meta/ ‘Drejtësia në shërbim të politikës’. Duhet reflektim i thelluar

Presidenti Meta, ka publikuar në ‘Facebook’ një pjesë nga raporti, ku tregohet se drejtësia është në shërbim të politikës.

Kreu i vendit shprehet se ky është një shqetësim i veçantë, që meriton vëmendje të thelluar.

Më herët, Meta deklaroi se është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Postimi i plotë:

Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.

DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS

Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments