Kryeministri britanik Boris Johnson bëhet baba për herë të pestë

E fejuara e Johnson, Carrie Symonds, ka sjellë në jetë djalin e tyre ditën e sotme. ‘The guardian’ raporton se foshnja dhe e fejuara e kryeministrit janë mirë.

Zëdhënësi i Kryeministrit Johnson tha: “Kryeministri dhe Znj. Symonds janë të entuziazmuar për të njoftuar lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes. Si nëna ashtu edhe foshnja jane shumë mirë. Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit. “

Johnson 55 vjeç, ka dhe katër fëmijë me gruan e tij të parë, Lara Lettice, 26 vjeç, Milo Arthur, 24 vjeç, Cassia Peaches, 22 vjeç dhe Theodore Apollo, 20 vjeç.

Kujtojmë se Johnon disa ditë më parë doli nga spitali ku qëndronte i intubuar për shkak të infektimit nga Covid dhe tanimë po shijon lumturinë pranë familjes.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments