Të luhet futboll me maskë. Kush e ka provuar është kundër
Në këtë periudhë të vështirë dhe plot dyshime për futbollin ka shumë ide se si mund të rifillojnë kampionatet. Nuk mungojnë edhe ato më të çuditëshme, siç ishte ajo e virologut belg Van Ranst. Propozimi i tij, që futbollistët mund të luanin me maska u shoqërua me shumë debate. Por kjo mundësi refuzohet nga një prej të paktëve që e ka bërë një gjë të tillë dhe që tregon se nuk ishte aspak një eksperiencë e këndëshme.
Bernardo Laureiro luan në Nikaragua, një nga katër shtetet në botë, ku vazhdon të luhet futboll. “Është një ide e parealizueshme. Të luash me gojën mbyllur është e pamundur. Ne e bëmë në shenjë proteste, por pas 15 minutave më dukej sikur do të mbytesha. E kuptoj nevojën për të gjetur mundësi të ndryshme, por me maskë nuk mund të luhet”, ka thënë lojtari i Diriangen, skuadra që në shenj proteste për vazhdimin e kampionatit në Nikaragua zbriti në fushë me maska dhe doreza./ apel.media/