Rikard Ljarja përcillet me duartrokitje nga Tirana drejt Shkodrës.

Aktualitet

Përcillet nga Tirana në qytetin e tij të lindjes Shkodër për në banesën e fundit aktori i madh Rikard Ljarja.

Ljarja u nda nga jeta dje në moshën 77-vjeçare pas luftës me sëmundjen e rëndë dhe sipas amanetit që la, ceremonia e varrimit do bëhet në Shkodër. Bashkëshortja e tij e mirënjohura aktore Marjeta Ljarja bashkë me dy fëmijët e saj kanë përqafuar njëri-tjetrin mes dhimbjes së madhe.

Për shkak të kësaj flame pandemie, në ceremoni ka marrë pjesë vetëm familja e tij ndërsa qytetarë të shumtë kanë duartrokitur nga shtëpitë e ballkonet e tyre në shenjë nderimi për artistin e madh.

Ndërkaq regjisori Saimir Kumbaro është përlotur për faktin që pati mundësi as ta përcjellë aktorin e madh.

“Qëlloi shumë keq se këtu duhet të ishte mbush gjithë sheshi. Ai për ne ishte pioneri i kinematografisë. Ai nuk bënte teatër në film, ai ishte aktor, njeri pastaj artist. Ishte shumë komfort, shumë komunikues, shumë dëgjues, të krijonte atmosferë shumë të mirë jo vetëm në sheshxhirim se ne flinim dhe në një dhomë. Është një moment që më janë fshirë të gjitha, shoh këtë karvan dhe them pse mos ta shoqëronim. Duhet të kishte dhënë një lloj leje. Unë e shoh veten të privuar nga përcjellja. Me dy makina, është e dhimbshme, nuk kam ça tëb them, nuk gjej fjalë, është dhimbje shumë e madhe, vuajti shumë.”, tha Kumbaro.

Screenshot_4.jpg
93627475_229334714835555_7352282062771978240_n.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *