Trump/ Duam të hyjmë në Kinë, të hetojmë shpërthimin e koronavirusit

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA-të kërkon të hyjë në Kinë me anë të një grupi ekpertësh për të investiguar dhe hetuar shpërthimin e koronavirusit.

Duke pasur parasysh se edhe më herët Kina është akuzuar për mungesë transparence, SHBA kërkon për të dytën herë edhe pse të parën u refuzua, që të hyjë në Kinë për të zbardhur të vërtetën.

“Ne po bisedojmë me Kinën. Ne iu kemi kërkuar atyre edhe para shumë kohëshqë të mund të hetojmë në Kinë për virusin. Ne duam të hyjmë”, tha Trump gjatë konferencës.

Në një deklaratë të mëparshme Trump i ka bërë thirrje dhe OBSH që të bëjë punën e saj duke çuar ekspertë në Kinë për të vlerësuar situatën.

“Sikur OBSH të bënte punën e saj për të futur ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe për të thirrur mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij me shumë pak vdekje”, ka thënë të martën presidenti i SHBA.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments