Rama paralajmëron: Mund t’ju mbyll prapë nëse pandemia vërshon

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot brenda 24 orëve do të publikohet lista e aktiviteteve të rradhës që do të lejohen për të filluar punën prej datës 27 prill.

Me këtë listë e cila do të publikohet në e-albania Rama tha se do tu jepet mundësia të kthehen ne pune 27589 punonjës.

Në këtë listë janë dhe shërbimet e taksisë që do të lejohen të fillojnë aktivitetin por me vetëm një person brenda.

“Kemi afishuar ne faqen e elbania bllokune bizneseve te lejuara dhet e gjitha bizneset do te marrin lejen perkatese. Eshte procedure e thjeshte.

Duhet shumë ndërgjegje dhe angazhim për të mos ceduar sepse ketu sjemi ne kushtet e zakonshme. Në përpjekje per tja hedhur shteti eshte nje akzion që mund të rezultojë deri në vdekje.

Ne faqen e elbania do të publikohen sot aktivitetet që do të hapen prej  datës 27 prill. Brenda 24 orëve. Të gjithë ata që do të hapin aktivitetin duhet të njihen me rregullat. Lista e aktivitetet do te publikohet ne e albania dhe faktikisht çdo aktivitet ka kodinn e vete perkates.  Me kete paket u japin mundesine te kthehen ne pune 27589 punonjës”, tha Rama.

Më tej Rama ndërsa tha se hapja do të bëhet në mënyrë graduale nuk e përjashtoi mundësinë që të rimbyllemi nëse situata nuk shkon mirë. Kjo sipas tij është diçka që nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

“Ajo që dua të nënvizoj dhe që është shumë e rëndësishme është që protokollet duhen lexuar dhe zbatuar. Hapja është me rrisk.

Por  kjo nuk  është çësthje penalitetesh por ndergjegje e mbrojtjes së shëndetit. Duke mbrojtur njeri tjeterin ne do mund te hapemi.

Sidoqofte hapja në të gjithë botën është proces gradual. Askush nuk e di si do shkojne gjerat. Te gjithe jane te pergatitur te terhiqen ne rast  se dinamika e pandemise te vershoje negativisht.

Shof se shumekush ankohjet se pse masat ndryshojne here pas here, ska si te jete ndryshem sespe keshtu ndodh kudo. Eshte ndeshje me kundershtarin seshte nje mbledhje e qeverise.

Duke pare levizje t e kundershtarit ti leviz dhe avancon”, tha më tej kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *