Rama paralajmëron bizneset që nisin punën pas 27 prillit

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda 24 orëve do të lajmërohen të tjera biznese që do të kenë mundësi të hapen që nga 27 prilli.

Por Rama paralajmëroi se në rast se nuk zbatojnë një protokoll të caktuar për hapjen e biznesit, i pret një penalizim i fortë.

“Duke filluar që nga 27 prill sipas planit që kemi ndërtuar do të ketë të tjera biznese që do të hapen. Ajo që dua të nënvizoj është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar pasi hapja vjen me risk. Ne kemi në dispozicion mjete të forta penalizuese, shto masat që hyjnë në fuqi nga Kodi Penal, por mbi të gjitha kjo është cështje e ndërgjegjes.

Duhet të marrin autorizimin përkatës për hapjen e punës, mjafton që ta kenë aty kur të kërkohet. E gjithë hapja shoqërohet me protokoll specifik. Kushdo që ka lejen për të ushtruar aktivitetin ka edhe protokollin përkatës, penalizimi është pasoja e shkeljes nga pikëpamja ligjore, por në këtë situatë shkelja ka pasojë më të madhe, duhet shumë ndërgjegje dhe angazhim për të mos ceduar”,- tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *