OBSH-së: Vendet që po zbusin masat duhet të jenë të gatshme për një vale të re

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vendet që kanë planifikuar të zbusin masat mbrojtëse në luftën kundër pandemisë së COVID-19, duhet të jenë të gatshme për një valë të dytë të koronavirusit.

Kreu i OBSH theksoi gjithashtu se zbutja e masave kufizuese nuk do të thotë se ka marrë fund epidemia e COVID-19 në cilindo vend, “por thjesht ka filluar një fazë e re”, raporton AP.

“Është shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejt në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur,” tha kreu i OBSH

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments