Koreja e Jugut mposht virusin dhe i rikthehet punës.

Korea e Jugut është duke iu rikthyer në normalitet, pas disa javësh bllokim total për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qytetarët po kthehen në vendet e punës, dyqanet po hapen, po ashtu dhe disa restorante, pasi autoritetet vendosën relaksimin e disa rregullave në një kohë që shifrat e të prekurve nga Covid-19 vijojnë të ulen.

Shumë kompani tashmë e kanë hequr punën nga shtëpia, ndërsa të tjera kanë ulur orët, takimet me shumë njerëz dhe udhëtimet.

Parqet, malet dhe kurset e golfit u mbushën plot me njerëz gjatë fundjavë, ndërsa qendrat e mëdha tregtare dhe restorantet do të kthehen ngadalë në normalitetit.

Koreja e Jugut regjistroi vetëm 8 raste të reja dje.

Autoritetet në Korenë e Jugut i shtynë dhe për 16 ditë të dielën masat e distancimit social, por ofruan disa lehtësira për objektet fetare dhe sportive që më parë ishin të ndaluara.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments