Nënshtrimi si mendësi që vret shoqërinë

Aktualitet Shkrime

Skerdian Dhuli

Brezi im, i lindur në fillim të viteve ’90, nuk e ka kuptuar asnjëherë arsyen e vërtetë se pse njerëzit nuk reagonin në komunizëm.
Unë kam bërë gjithmonë habi se si reagonte vetëm gjyshi im me shokë (pakicë kuptohet) ndërsa shumica dërmuese u nënshtruan. Lemerites fakti që mbi98% e popullit thoshte “e di qeveria” mentalitet ky që nuk ka rënë ende.
Tani që një virus qesharak vetëm 2% më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm erdhi edhe në Shqipëri, kuptova pse komunizmi jetoi aq gjatë.
Kur mendoj se edhe një si Edi Rama arriti të izoloje gjithë popullsinë shqiptare, atëherë bindem se ku e ka burimin komunizmi dhe çfarë bën kjo shoqëri kur i shkelen të drejtat.
Shprehja kriminale “e di qeveria” është pjellë e mendësisë nenshtruese që siç gjykoj unë, rrënjët i ka shumë të thella e zhdukja e saj do kërkojë më shumë se një shekull. Pra pa shpresë edhe për ata që lindin sot.
Theksoj se çdo person që thotë se izolimi është diçka pozitive, është nemos pinjoll i mendësisë nenshtruese, minimalisht i painteresuar për liri, e rrjedhimisht dallimin mes tij dhe gjallesave jo njerëzore e shoh shumë të vogël.

Siç thotë daja im, “disa njerëz dallojnë nga gomari vetëm se veshin rroba edhe flasin”.

Trishtim për çka rrethohemi në shumicën e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *